Restauranti ynë

Hoteli ka dy restorante. I pari gjendet në katin përdhes. Shërben si ndalesë për të gjithë udhëtarët, dhe jo vetëm, të cilët dëshirojnë të nisin ditën me kafe, mëngjes të shijshëm, apo për të marrë me vete gatimet nga brumi dhe bukën unike me shije të ndryshme.

Restoranti i dytë gjendet në katin më të sipërm dhe ka hyrje të veçantë duke ofruar pamje spektakolare në të katër anët. Tarraca është e zbukuruar me bimë dhe lule ekzotike.

Ushqimi ynë

Menuja është kombinim i kuzhinës kombëtare me atë orientale, pa lënë anash pjatat kryesore ndërkombëtare.